Shqipëria

Lu bën thirrje të ruhet parku i Valbonës

"Shpresojmë që diskutimet të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të tërëve të punojnë së bashku për zhvillimin e mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë"

Ekspertë dhe qytetarët kanë mbajtur një takim me përfaqësues të kompanisë “Gener 2” lidhur me ndërtimin e Hidrocentraleve në Valbonë e në të ishte edhe një mysafir special. Bëhet fjalë për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorin e OSBE-së, Robert Boschard. Në fjalën e tij në emër të qeverisë amerikane ambasadori Lu bëri apel për dialog të hapur

“Qeveria e SHBA mbështet një dialog të hapur dhe konstruktiv mes shoqërisë civile kompanive private dhe qeverisë shqiptare. Përgëzojmë të tre për pjesëmarrjen e sotme në këtë diskutim të rëndësishëm. Shpresojmë që diskutimet të çojnë në dialog afatgjatë që u lejon të tërëve të punojnë së bashku për zhvillimin e mbrojtjen e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe një nga parqet kombëtare më të bukur të Shqipërisë”, theksoi ai.

Përfaqësues të ‘Gener 2’ thonë se zona turistike e luginës së Valbonës nuk preket nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe se të ardhurat që do i shkojnë qeverisë janë 2 milionë euro.