Uncategorized
LSI: Shqiptarët janë përpara një katastrofe ekonomike
Partia opozitare Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se qeveria Rama ka mashtruar haptas shqiptaret për borxhin publik duke e fshehur dhe duke e paraqitur atë më të ulet.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për emdia ka akuzuar dhe prokurorinë se po mbyll sytë dhe veshët përballë kësaj situate.
“Borxhi publik i deklaruar sipas saj shkon 70%, ndonëse do ta shtjellojmë më pas, është edhe më i lartë se kaq, ndërsa borxhi publik i verifikuar dhe i konstatuar nga një organ kushtetues siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit është 72%.
Vetëm për këtë çështje dhe vetëm për këtë moment, shqiptarët duhet të dinë që janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt”, ka thënë Vasili.
Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se Shqipëria sot ndodhet përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme për shkak të një qeverie piramidë.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën