Shqipëria
LSI-ja thotë se Rama e Kumbaro po gënjejnë për projektin e Teatrit
Sipas tij, deklarata e djeshme e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, nxori gënjeshtar dhe mashtrues kryeministrin Rama
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres Mirela Kumbaro duke thënë se ata po gënjejnë për projektin e Teatrit Kombëtar.
Sipas tij, deklarata e djeshme e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, nxori gënjeshtar dhe mashtrues kryeministrin Rama, përcjell albinfo.ch.
Vasili shkruan se kryeministri i Shqipërisë kërkon zhbërje të çdo gjurme të historisë e të çdo vlere kulturore të krijuar me mund të madh në dhjetëra vite.
Ai tregon se ky është kompleksi i padijes pa shërim i një kryeministri dhe një fakt të tillë as topi nuk e lëviz.
“Kryeministri përpara artisteve të Teatrit Kombëtar, me vulgaritetin e tij të shënjuar e pjellë të një padije të shumanshme, i shtrëngoi ata të shihnin e dëgjonin projektin e ri të Teatrit Kombëtar. Projekti na ishte produkti një studioje emërmadhe BIG i thoshin dhe arkitekti quhej Biarke Ingels. Ti lëmë mënjanë komentet e këtij projekti se që është një sipërmarrje vlerëshkatërruese këtë s’e luan as topi. Edhe që është ajo toke ku rri sot teatri kombëtar një lopë e madhe, që prodhon shumë para, të lara e të shpëlara edhe këtë topi s’e luan. Edhe që zhbërja e çdo gjurmë të historisë e të çdo vlere kulturore të krijuar me mund të madh në dhjetëra vite, nga ky kryeministër viktimë e kompleksit të padijes pa shërim edhe këtë as topi nuk e lëviz”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik