Lajme
Lozanë: Shfaqja “Të vrasësh dashurinë”, një mesazh kundër dhunës në familje
"Me këtë pjesë teatrale ne synojmë të sensibilizojmë publikun dhe të parandalojmë dhunën në familje duke përdorur magjinë e artit"
Më 12 prill, me fillim nga ora 18:00, në Lozanë jepet shfaqja “Të vrasësh dashurinë”. Me këtë pjesë teatrale ne synojmë të sensibilizojmë publikun dhe të parandalojmë dhunën në familje duke përdorur magjinë e artit. Po ju prezantojmë dramën teatrale me regjisore Ana Kuqo, me artistët Ina Nallbani dhe Dritan Lluka nga Diaspora shqiptare, thuet në njoftimin për media nga organizatorët e shfaqjes.
Ata do të trajtojnë përleshjen e trazuar mes dashurisë dhe dhunës, duke përhapur mesazhin e paqes dhe të respektit në shoqëri. Kjo është një përpjekje për të ndërtuar një shoqëri të përkushtuar kundër dhunës, duke punuar drejt një mjedisi të sigurt dhe paqësor për të gjithë, transmeton albinfo.ch.
Ejani dhe bashkojuni zërit tonë me moton: “Dashuri dhe paqe në familje”. I themi PO jetës dhe mirëqenies.
12 prill, ora 18:00, CPO | Ch. Beau-Rivage 2 | 1006 Lausanne.
Rezervime biletash: [email protected] për më shumë info. Telefononi: +41786415058
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Prill 2024
- Ora18:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit12 Prill 2024 - 20:00
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026