Lifestyle

Lovato thotë se ka shëndet të mirë

Demi Lovato ka thënë se ndihet me fat që është gjallë dhe me faktin që aktualisht gëzon shëndet të mirë.

Këngëtarja amerikane u dërgua në spital në korrik për një mbidozë të drogës dhe ka ndjekur trajtim të rehabilitimit që prej asaj kohe.

Në një seri postimesh në Twitter, Lovato konfirmoi se ajo ishte tashmë e kthjellët dhe u kërkoi fansave të mos besonin në ato që lexonin në media.

“Nëse ndihem sikur bota ka nevojë të dijë diçka, unë do t’u tregoj atyre vetë”, ka thënë mes tjerash Demi Lovato.