Futboll
Lorik Cana mund të emërohet drejtor sportiv në skuadrën zvicerane
Pas një karriere të bujshme si futbollist, legjenda e Kombëtares shqiptare mund të fillojë një karrierë të re
Lorik Cana është futbollisti me më shumë ndeshje në Kombëtaren kuqezi. Ai shihet si një legjendë në Kombëtaren shqiptare, duke qenë kapiten dhe lider.
Cana njihej për karakterin në fushë dhe stilin e lojës si një luftëtar i madh, përcjell albinfo.ch.
Pas një karriere të bujshme, Cana mund të fillojë një karrierë të re.
Mediat zvicerane raportojnë se ai është kandidat serioz për drejtor sportiv në Klubin e Futbollit Lousanne.
Lousanna është pa drejtor sportiv, pasi Pablo Iglesias u largua dhe klubi po synon të krijojë një bazë të fortë duke nisur nga moshat me skautët.
Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave