Futboll
Lorik Cana do të përballet me yjet në Arosa të Zvicrës në futbollin mbi akull
Legjenda shqiptare, bashkë me yjet e tjerë të futbollit, do të paraqitet në turneun e njohur të Futbollit mbi akull (IceSnowFootball)

Legjenda e futbollit shqiptar që ka lënë gjurmë gjithandej Evropës, Lorik Cana, apo siç njihej 5-shi i Shqipërisë, do ta sprovojë veten edhe në futbollin mbi akull.
Ai, bashkë me yjet e tjerë të futbollit, do të paraqitet në turneun e njohur të Futbollit mbi akull (IceSnowFootball) në Arosa, në njërën nga qendrat më të bukura të skijimit në Alpet e Zvicrës.
Gzim Hasanit CEO dhe partner smzh ag, themelues dhe partner menaxhues IMPEGNO & Partners AG, ka organizuar paraprakisht në muzeun e FIFA-s një darkë speciale me disa nga yjet e futbollit botëror.
“Dje patëm privilegjin të përjetonim një bisedë frymëzuese “pranë oxhakut” me binjakët legjendarë të futbollit, vëllezërit DeBoer nga Holanda. Tema: “Çfarë përbën suksesin? Paralelet mes biznesit dhe sportit”, ishte jo vetëm kuptimplote, por edhe jashtëzakonisht motivuese», tha Hasani.
Edhe për futbollistin shqiptar, Lorik Cana, ishte një emocion i veçantë vizita në muzeun e FIFA-s në Cyrih dhe darka e organizuar nga smzh.
Vëllezërit DeBoer theksuan se çelësi i suksesit në një ekip është që secili anëtar të ndajë vlerat e përbashkëta dhe qëllimin parësor. Në futboll, ashtu si dhe në biznes, përafrimi drejt një qëllimi të përbashkët është vendimtar për sukses. Qasja dhe mentaliteti në lidhje me talentin: “Talenti është i rëndësishëm, por qëndrimi dhe mentaliteti i duhur janë vendimtare”.
Ata folën se si këmbëngulja, përkushtimi dhe qasja pozitive përbëjnë shpesh ndryshimin midis fitores dhe humbjes. Mendësia e duhur: “Me mentalitetin ose mendësinë e duhur dhe fokusimin drejt qëllimit, gjithçka është e arritshme”.
Vëllezërit DeBoer treguan histori personale se si një mentalitet i orientuar drejt qëllimit i ka ndihmuar ata të kapërcenin pengesat dhe të performonin në nivelin më të lartë. Njohja e pikave tuaja të forta: “Çdo anëtar i ekipit duhet të dijë pozicionin dhe pikat e tij të forta. Kjo jo vetëm që promovon performancën individuale, por gjithashtu forcon gjithë ekipin”.
“Kjo mbrëmje frymëzuese konfirmoi se vlerat që i praktikon smzh: përgjegjësia, orientimi ndaj klientit, besimi, afatgjatësia fryma e sipërmarrjes dhe pavarësia, janë faktorët kyçë të suksesit tonë. Ne jemi krenarë që mishërojmë dhe avancojmë këto parime në punën tonë të përditshme”, tha Gzim Hasani.
Linku i orareve të ndeshjeve në turneun e njohur IceSnowFootball 2024 në Arosa: https://www.icesnowfootball.ch/de/programm
Një intervistë të zgjeruar me Lorik Canen do të keni rastin ta ndiqni ditët në vijim.
Foto: Fiona Murtaj /albinfo.ch
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët