Kosova

Loriana Kuka, në raundin e tretë të garave në Portugali

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka arritur të kalojë në raundin e tretë të garave të xhudos që po mbahen në Almada të Portugalisë.

Në raundin e tretë ajo do të përballet me xhudisten nga Ukraina, Yelyzaveta Lytvynenko.

Kuka në dy raundet e para fitoi ndaj xhidisteve nga Ekuadori, Vanessa Chala dhe nga qipriotja Zanet Michaelidou, transmeton albinfo.ch.

Xhudistja kosovare bën pjesë në kategorinë deri në 78 kilogramë.