Të tjera
Loriana Kuka fiton Kupën Evropiane në Zvicër
Në finale, Loriana ishte shumë më aktive se garuesja e Francës, Valentine Marchand, duke e mposhtur me wazari në sekondat e fundit të ndeshjes, dhe duke fituar medaljen e artë
Xhudistja që jeton në Zvicër dhe përfaqëson Kosovën, Loriana Kuka ka pasur një paraqitje shumë të mirë sot.
Ajo në kategorinë 78 kilogramë mori pjesë në Kupën Evropiane në Uster të Zvicrës, duke fituar medaljen e artë pas tri fitoreve, shkruan albinfo.ch.
Ndeshjen e parë, Loriana e fitoi kundër garueses holandeze Ilona Lucassen, kurse në gjysmëfinale e mposhti me Ippon garuesen belge Sophie Berger.
Në finale, Loriana ishte shumë më aktive se garuesja e Francës, Valentine Marchand, duke e mposhtur me wazari në sekondat e fundit të ndeshjes, dhe duke fituar medaljen e artë.
I kënaqur është shprehur edhe përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. “Loriana Kuka e artë! Kupa Evropiane në xhudo në Uster për të rritur.
E veçanta që trajneri im në të kaluarën Sylë Kuka, sot ishte në rolin e trajnerit të Lorianës. Fundjavë e suksesshme me medaljet e Lorianës dhe Erzës”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh