Sporte Luftarake
Lorian Musa, i treti në Kampionatin zviceran të karatesë
Në një sfidë aspak të lehtë Loriani doli i treti në podium ku u shpërblye me medalje të bronztë

Lorian Musa, djaloshi 14 vjeçar me prejardhje nga Mitrovica, prej tashmë një viti e gjysmë është pjesë e ekipit nacional të karatesë së Zvicrës. Pjesëtari i klubit Karaté Club Valais në kantonin e Valais-it, të dielën më 27.10.2024 në Sursee, Kantoni i Lucernit, ka zënë vendin e tretë në garat nacionale të karatesë të Zvicrës.
Si çdo vit deri më tash, angazhimi dhe puna e tij precize bëjnë që në të shumtën e kampionateve ku Lorian Musa merr pjesë të shpërblehet me medalje apo trofe.
Në një sfidë aspak të lehtë Loriani doli i treti në podium ku u shpërblye me medalje të bronztë!
Një djalë energjik, i thjeshtë e mendjemprehtë, i cili trajnohet nën ombrellën e trajnerit të njohur Olivier Knupfer Duc e Iliana Bartolota. Ai mbështetet gjithashtu nga mbarë stafi i trajnerëve të ekipit nacional të Zvicrës dhe tashmë edhe nga vëllai i tij, trajneri Lorik Musa i cili nga afër ndjek punën e tij. Këtu bën pjesë edhe miku i tij, zvicerani Swan Lorenz i cili po ashtu është pjesë e ekipit nacional dhe numër dy në botë sipas renditjes sportive botërore.
Në vitin 2025 Loriani do të garojë në një kategori të re, pra edhe jashtë territorit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët Në të ardhmen, përdorimi i fishekzjarreve dhe "shpërthimeve" të tjera me zë të lartë duhet të...
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë restorante që paguhet për anulime ‘në momentet e fundit’