Sporte Luftarake
Lorian Musa, i treti në turneun e karatesë në Çeki
Në turneun ndërkombëtar të karatesë që u zhvillua sot, më 05.11.2023, në qytetin Plzeñ të Republikës së Çekisë, djaloshi me prejardhje nga Mitrovica, Lorian Musa, zhvilloi disa ndeshje të jashtëzakonshme. Kështu, ai nuk la kundërshtarët e tij të shënojnë asnjë pikë kundër tij deri në gjysmëfinale ku Loriani lëndon këmbën…
Përkundër këshillimit nga ana e ekipit mjekësor që Loriani të ndërpresë lojën, ai vendosi të vazhdonte. Por, për pasojë, ulet energjia e sulmeve ndaj kundërshtarëve për shkak të lëndimeve të marra. Megjithatë, ai lufton me zemër sportisti në të gjitha ndeshjet, duke arritur të radhitej i treti në këtë garë.
Në muajin dhjetor Loriani do të udhëtojë drejt kampionatit botëror në Venedik, Itali. Nga janari i vitit 2024 ai do të jetë pjesë e ekipit nacional zviceran të karatesë.
Djaloshi nga Mitrovica po shijon karrierë të ndritur në karate, që tani, në moshen 13-vjeçare. Betejat e tij drejt sukseseve vazhdojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














