Lajme
Lorian Musa, i artë në turneun “Swiss Junior Open 2025” në Bazel
Të shtunën, 14 vjeçari me rrënjë nga Mitrovica doli i pari në kategorinë e tij U 16 -55 kg në turneun International "Swiss Junior Open 2025" në Bazel të Zvicrës
Lorian Musa, talenti 14-vjeçar nga Mitrovica, triumfon në “Swiss Junior Open 2025”
Lorian Musa, 14-vjeçari me prejardhje nga Mitrovica, ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në artin marcial të karatesë. Të shtunën, më 15 mars 2025, ai doli kampion në kategorinë U16 (-55 kg) në turneun ndërkombëtar “Swiss Junior Open 2025”, i mbajtur në Bazel, Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ky sukses i radhës i siguron Lorianit pikë të rëndësishme në renditjen e Federatës Zvicerane të Karatesë (SKF), duke e afruar më pranë kualifikimit për Kampionatin Evropian. Ai është një nga kandidatët kryesorë për të përfaqësuar Zvicrën në këtë garë prestigjioze.
Në fillim të prillit 2025, Loriani do të udhëtojë drejt Guadalajarës, Spanjë, për të konkurruar në një tjetër turne ndërkombëtar të madh.
Për sukseset e atletit Lorian Musa qëndrojnë mbrapa tij trajnerë të shumtë.
Sa herë pyetet për ta, ai thotë: “Falënderoj Zotin që në rrugëtimin tim kam në krah Olivier Knupfer Duc, Iliana Bartolota e mbarë trajnerët e ekipit zviceran të karatesë, pa harruar vëllanë tim Lorik Musa dhe atletin Swan Lorenz dhe të gjithë ata trajnerë me të cilët që bashkëpunoj herë pas here. Miqtë e mi të karatesë janë mbështetje morale e pa zëvendësueshme”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










