Shkurt.ch
Loredana Zefi publikon këngën e re “Labyrinth”
Rap-artistja shumë e përfolur muajve të fundit, Loredana Zefi, ashtu siç kishte paralajmëruar prej ditësh, ka publikuar më në fund këngën e saj më të re. “Labyrinth” titullohet projekti i ri muzikor i reperes, këngë kjo e cila është punuar nga Dominik Braz Bittrich, përcjell albinfo.ch.
Kënga vjen për fansat në gjuhën gjermane, gjersa për tekstin është kujdesur vetë Loredana.
Për anën vizuale janë kujdesur produksioni kosovar Entermedia, gjersa xhirimet e klipit janë kryer në ditën kur ajo edhe mbajti konferencë në Prishtinë, për të sqaruar akuzat për aferën e famshme me çiftin zviceran.
Loredana është dukur tejet atraktive me paraqitjen e saj në klip, së cilën ia ka besuar kreatores vendore, Blerina Kllokoqi-Rugova.
Ditë më parë, reperja shqiptare u përball edhe me një humbje të madhe, kjo pasi babai i saj vdiq.
Ajo u shpreh përmes rrjeteve sociale se suksesin e këtij projekti muzikor ia dedikon atij, dhe se do të bëjë ç’të jetë e mundur që ta bëjë krenar tani e tutje me arritjet e saj.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës