Lifestyle
Loredana Zefi: “U bëra e famshme krejt papritur”
Loredana Zefi ia ka arritur qëllimit. Me dy këngë të publikuara „Sonnenbrille“ dhe duetin me Mozzik „Bonnie & Clyde“, bukuroshja shqiptare nga Emmenbrücku i Lucernit ka fituar miliona klikime në youtube. Ndërkohë, vetëm në instagram për një kohë të shkurtër profilin e saj e ndjekin afër 1 milion veta
E njohur u bë krejt papritur. Siç thuhet në popull, „brenda natës“. Ndërsa ishte duke udhëtuar me veturë dhe në sfond dëgjonte këngën „Habibi“ të këngëtarit francez Maitre Gims, Loredana Zefi filloi ta incizonte veten duke e interpretuar këngën në mënyrën e saj, por pa iu dëgjuar zëri. Për një kohë të shkurtër videoincizimi u përhap në të gjitha rrjetet sociale. „Kjo video më hapi rrugën. Papritur u bëra e njohur”, ka thënë Loredana.
Por jo vetëm kaq. Duke e parë suksesin dhe komentet e mira që merrte vazhdimisht për mënyrën se si këndonte rep, Loredana filloi karrierën e saj muzikore. Kënga e parë debutuese në gjuhën gjermane „Sonnenbrille“, e publikuar në qershor të këtij viti, ka arritur të marrë afër 35 milionë klikime në Youtube. „Besoj se jam e lindur për të fituar“, thotë ajo në këngën e saj.
E dashuruar në „djalin e hallës“
Megjithatë, shtytjen drejt sukseseve të reja të 23-vjeçares e bëri edhe lidhja e saj me rep këngëtarin kosovar, Gramoz Aliun, të njohur si „Mozzik“. Dy të rinjtë ferizajas, ndonëse shiheshin kudo së bashku, nuk e pranonin lidhjen e tyre. Madje, Loredana si në shaka sa herë pyetej për Mozzikun, thoshte: „E kam djalë të hallës“, por kohëve të fundit ajo edhe vetë e pranoi. „Na ka bashkuar muzika“, është shprehur vajza, e cila banon në Emmenbrücke të Lucernit.
Muzikën e nisi si pasion, por duket se i është kthyer në profesion. Këngët e saj nuk kanë të ndalur. Muaj më parë ajo publikoi këngën e dytë, tashmë në duet me të dashurin e saj, Mozzikun, me titull „Bonnie & Clyde“. Kjo këngë brenda një muaji ka marrë afër 20 milionë klikime. Për më tepër, ajo është renditur në vendin e katërt në chartet gjermane. Madje, kjo këngë është renditur ndër tri vendet e para në chartet e Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës. Loredana tashmë ka firmosur kontratë me kompani të njohura muzikore në Evropë dhe është në përgatitje të albumit. “Ky ka qenë një hap i rëndësishëm. Tani kam dikë i cili përkujdeset që muzika ime të vijë tek fansat e mi në mënyrë të drejtë dhe e mbrojtur ligjërisht”.
Bashkimi në muzikë i “gangsteres” shqiptare me rep këngëtarin, pos që rezultoi me një këngë hit, bëri që ata dy të jetojnë edhe nën një kulm: “Një kohë kemi banuar te prindërit e mi, ndonëse ishte diçka e pakëndshme. Tani së bashku më Mozzikun banojmë diku në mes të Zvicrës”.
Afro 1 milion ndjekës në Instagram
Loredana është një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale në Zvicër. E veshur me një stil “gangster”, bukuroshja shqiptare ka arritur të ketë afër 1 milion ndjekës. Vetëm në gjashtë muajt e fundit, numri i fansave te saj është shtuar mbi 500 mijë. Zefi më së shumti pëlqehet nga gjermanët, zviceranët dhe komuniteti shqiptar në diasporë, veçanërisht ai në Zvicër.
“Bonnie&Clyde”, ndër 3 vendet e para në Gjermani, Zvicër dhe Austri
Muaj më parë ajo publikoi këngën e dytë, tashme në duet me të dashurin e saj, Mozzikun, me titull „Bonnie-Clyde“. Kjo këngë brenda një muaji ka marrë afër 20 milionë klikime. Për më tepër, ajo është renditur në vendin e katërt në chartet gjermane. Madje, kjo këngë është renditur ndër tri vendet e para në chartet e Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit