Lajme
Londra përgatitet për 100 mijë testime në ditë
Argita Zalli është studiuese e asociuar në fushën e imunologjisë në ‘University College London’ në Londër. Në një intervistë ajo tregon se si kryeqyteti britanik po përgatitet të zhvillojë 100.000 testime në ditë për popullatën si dhe disa nga sfidat që ndeshin kryesisht punonjësit e shëndetësisë në këto momente.
Ajo në një inervistë për mediat shqiptare tha se Londra po përgatitet të bëjë 100 mijë testime në ditë. Për emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Zalli tha se kurba e infektimit dhe vdekjeve pritet të rritet.
“Qeveria po mundohet të rrisë numrin e testeve, në fakt, objektivi është që në fund të prillit do të mundohen që të kenë rreth 100 mijë teste në ditë. Është një objektiv me pikëpyetje nëse do ta arrijnë apo jo në fund të prillit, por që është i domosdoshëm, sidomos në situatën ku jemi tani. Në javën e ardhshme pritet që kurba të arrijë një pikë dhe vdekjet të rriten akoma më shumë, testi është i domosdoshëm”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit