Bota
Londra është qyteti më i gjelbër në Evropë
Londra ka fituar titullin «Qyteti më i gjelbër në Europë» falë faktit se 40 për qind e sipërfaqes është në të vërtetë një zonë e gjelbëruar, me rreth 8 milionë pemë.
Londra është një nga qytetet më të zhvilluara në botë dhe ka zonën më të populluar urbane në Bashkimin Evropian dhe e dyta më e madhja në Evropë. Në kundërshtim me opinionin publik, ky qytet ka shumë zona të gjelbra dhe parqe që i japin një pamje të veçantë. Parqet e Londrës janë një nga destinacionet turistike më të famshme, përcjell albinfo.ch.
«Hyde Park» është një nga parqet më të famshme në botë. Ka 4 mijë rrjedha, një liqen të madh dhe lloje të ndryshme të kafshëve. Parku «Regents» është një sipërfaqe prej 1.6 km katror, dhe është bërë më 1811. Është i famshëm për kopshtet e bukura të luleve dhe për sheshe lojërash më të mëdhatë në natyrë në Londër.
Parku i «Shën Jakobit» është i rrethuar nga tri pallate mbretërore dhe mbulon një sipërfaqe prej 23 hektarësh. Është i famshëm për liqenin me pelikanë dhe paradën e kalorësisë mbretërore, dhe në ndërtesën e quajtur Mall gjatë vitit mbahen ceremoni të ndryshme, më shpesh mbretërore.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik