Lajme

Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Një tubim gjithëkombëtar për kremtën e flamurit dhe pavarësinë e Shqipërisë, organizuar nga UKAP (United Kingdom Albanian Professionals), me shumë të rinj e të reja, gra e burra, punëtorë e profesionistë të jashtëzakonshëm që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar ishte mbajtur në Londër. Janë ata që po e prezantojnë anën e ndritur të kulturës sonë, dhe me punën e tyre na bëjnë krenarë.

 

Le të punojmë gjithë së bashku që vitin e ardhshëm ta festojmë 28 Nëntorin me më shumë organizime si ky sonte, me më shumë shkolla të gjuhës shqipe dhe me më shumë pjesëtarë të komunitetit të organizuar e të solidarizuar për të mirën e përbashkët.

Falënderoj organizatorët e UKAP dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm për mbështetje dhe energjinë pozitive!