Lajme

Londër: Hapet një shkollë në gjuhën shqipe

Në Londër, Britani të Madhe është hapur një shkollë shqipe.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik për Diasporën i Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës shqipe në Bexleyheat të Londrës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se këtë shkollë e kanë mbështetur me literaturë në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.

“Londër: Sa më shumë shkolla shqipe në diasporë. Më shumë se 7 mijë nxënës mësojnë shqipen, gjuhën amtare, në shumë qytete në Britaninë e Madhe. Mbështetja me tekstet shqip dhe programi më i ri ‘Mësues për Diasporën’ do ta zgjerojnë numrin e shkollave/klasave në gjuhën tonë të bukur shqipe”, ka shkruar ai.