Lajme
Londër: Hapen tri shkolla shqipe
Bëhet e ditur se shoqata “Ardhmëria” në Londër ka nisur vitin 2025 me një arritje të rëndësishme për komunitetin shqiptar, duke hapur tri shkolla të reja shqipe në zonat Richmond dhe Uxbridge në Londër, si dhe në Oxford, përcjell albinfo.ch.
Ky hap përfaqëson një angazhim të palodhur për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe për brezat e ardhshëm.
📍 Richmond, Londër
Koordinatore: Ervina Beluli
📍 Uxbridge, Londër
Koordinatore: Aurora Lloshi
📍 Oxford, Mbretëria e Bashkuar
Koordinatore: Hygerta Shira
Gjatë ceremonive të inaugurimit, drejtori i shkollave shqipe të “Ardhmërisë”, z. Lutfi Vata, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për përkushtimin e stafit dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar. “Mësimi i gjuhës shqipe dhe ruajtja e kulturës sonë janë pasuri që duhet t’i përcjellim ndër breza,” tha ai.
Një falënderim i veçantë u adresua për mësueset që po punojnë vullnetarisht, si dhe për prindërit shqiptarë, të cilët me donacione dhe përkrahje po kontribuojnë në zhvillimin e këtyre shkollave.
Shoqata “Ardhmëria” njoftoi gjithashtu se shumë shkolla të tjera shqipe janë në plan për t’u hapur në të ardhmen. Komuniteti shqiptar në Londër mund të vizitojë faqen zyrtare të shoqatës për informacione mbi aktivitetet dhe adresat e shkollave.
Arsimim me cilësi të lartë
I gjithë stafi i shkollave shqipe “Ardhmëria” është i kualifikuar, me diplomime nga universitetet e Shqipërisë dhe Anglisë. Mësimi i gjuhës shqipe, si gjuhë amtare, jo vetëm që forcon lidhjet me rrënjët tona kulturore, por edhe kontribuon në formimin e identitetit të fëmijëve shqiptarë në diasporë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










