Kinema
Londër: Filmi “Sofra e varrit” fiton çmimin kryesor
Festivali ndërkombëtar i filmit në Londër
Çmimi i madh nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Londër LINK INTERNATIONAL FILM FESTIVAL, ku filmi SOFRA E VARRIT ( THE TABLE OF GRAVE) me skenar të Mentor Zymberajt dhe me regji të Mirak Zymberajt fiton çmimin kryesor të festivalit – THE BEST EAST EUROPE SHORT FILM, në një konkurrencë të madhe ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Ky sukses u arritë menjëherë pas tri çmimeve kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në fron”, ku filmi SOFRA E VARRIT fiton Çmimin- Filmi më i mirë i Festivalit.
Çmimin- Aktori më i mirë i Festivalit- Mentor Zymberaj
Çmimin- Fotografia më e mirë e Filmit – Bujar Zeqiri.
Deri më tani filmi vetëm gjatë këtij viti mori pjesë në 25 festivale ndërkombëtare të filmit anekënd botës, duke u nominuar dhe fituar shumë çmime të rëndësishme për filmin, po njëherësh edhe për filmin kosovar dhe atë gjithëshqiptar.
Filmi trajton heroizmin, sakrficën e popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, duke u mbrojtur dhe duke luftuar për njëri-tjetrin ndaj një krimi të paparë të apartheidit të regjimit serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë në vitin 1999.
Historia duhet të shënohet, të mos harrohet dhe të mos përsëritet!
Ky film flet për një popull të lashtë, fisnik, të papërkulur, krenar dhe që di të bëjë sakrifica të larta për më të shenjtën e vlerave të tij.
Andsj është edhe një sukses i madh i filmit, i cili pasqyron dhe prezenton këto vlera, po njëherësh edhe shumë plagë të rënda të popullit!
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?