Lajme
Londër: Artistët shqiptarë, fitues të çmimit “International Film Fest”
Artistët shqiptarë, Makfire Miftari dhe Besim Ajeti, janë vlerësuar me çmimin Aktorja dhe Aktori më i mirë në edicionin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Londër. Aktorët u vlerësuan me çmime për rolin e tyre në filmin ”Un’ati”, transmeton albinfo.ch.
Ka përfunduar edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Londër, ku nuk ishin të pakët shqiptarët që morën çmime.
Protagonistët e filmit të metrazhit të gjatë ”Un’ati”, u shpërblyen me çmime kryesore.
Makfire Miftari, e cila në film luan rolin e Marigonës, u shpërblye me çmimin për Rolin më të Mirë Kryesor, ndërsa Besim Ajeti, me çmimin për Rolin më të Mirë Episodik.
Filmi “Un’ati” është prodhim i shtëpisë filmike ‘FilmKS’, i cili është realizuar nën regjinë e Mark Norfolk-ut, shkruan kultplus.
Në role të tjera në këtë film paraqiten: Alban Goranci, Florentina Ademi Beck, Ekrem Sopi, Alban Shahiqi dhe Anzotika Ajeti./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













