Integrimi
“Lomi”, aktivisti që sfidon veten dhe të tjerët
Krahas aktiviteteve tjera, Islam Alijaj "Lomi", ka prezantuar në Bundesplatz një iniciativë për përfshirjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara, në politikë
“Tek unë kombinohen të gjitha karakteristikat që nuk duhet t`i ketë një politikan i suksesshëm: aftësi të kufizuara fizike dhe verbale, sfond migrimi, plus emri `Islam`. Diçka që nuk shkon”, thotë ai duke qeshur. Por në fakt këto janë pikërisht pikat e forta të tij. Të gjithë e dimë se fjala është për Islam Alijajn, “Lomin” siç e thërrasin të afërmit dhe miqtë
Karakteristikat e përmendura nuk e kanë penguar 35 vjeçarin me prejardhje nga Gjakova për të guxuar diçka që rrallëkush nga pjesëtarët e “Secondo”-ve ka provuar: Në vitin 2019 ai pati kandiduar për një vend në Parlamentin Nacional. Votat që kishte marrë (63,000 vota dhe i mungonin 14,000), nuk kishin mjaftuar për tu bërë deputet. Ndërkaq, vitin tjetër ai dëshiron të bëhet pjesë e Asamblesë Komunale të Cyrihut.
Por, nuk është vetëm pjesëmarrja në garën politike ajo që e veçon Islam Alijajn. Ai njihet edhe për angazhimin e shumanshëm shoqërore të tij. Pak muaj më parë ai ka prezantuar në Bundesplatz – si pjesë e Ditës së Demokracisë – një iniciativë për përfshirjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara, në politikë.
Përpjekjet e bëra deri më tani për të qenë në përputhje me Konventën e OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara klasifikohen si të papërshtatshme nga organizatat për personat me aftësi të kufizuara.
Sipas Islam Alijajt, bashkë-iniciator i nismës dhe president i shoqatës “Tatkraft”, bëhet fjalë për pjesëmarrje të vërtetë, respekt të vërtetë dhe zgjedhje të vërtetë. Babai i dy fëmijëve vuan nga paraliza cerebrale dhe përdor karrigen me rrota, të invalidëve.
“Ne duam që në të ardhmen ndihmat teknike të bëjnë pjesë ndër shërbimet e asistencës për njerëzit me aftësi të kufizuara – dhe që këto shërbime në përgjithësi të përmirësohen në masë”, thotë Alijaj. “Tema e aftësisë së kufizuar nuk është ende `sexy`. Më në fund unë dua ta bëj të tillë”, thotë Alijaj. Ai e sheh veten si forcën lëvizëse të ndryshimeve shoqërore, të krahasueshme me lëvizjen LGBTQ.
Alijaj ka ardhur në Zvicër nga Kosova si një vjeç dhe tërë jetën e tij shkollore e ka kaluar në shkolla speciale. Megjithatë, ai ka arritur të bëhet komercialist i certifikuar federal dhe programues uebi.
Dhe tani, më e reja: “Lomi” është nominuar nga revista “Beobachter” për të marrë Prix Courage 2021. Të shpresojmë dhe ndihmojmë, duke votuar, që ai ta fitojë këtë çmim të cilin e ka merituar me kohë!
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
KQZ sqaron se si do të transportohen votat e diasporës në Kosovë Komisioni qendror i zgjedhjeve në Kosovë, ka sqaruar se si do të transportohen votat nga diaspora...
-
Një shqiptar nga Kosova ndërron jetë në rrugët e Strasburgut në Francë
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Gjermani
-
Votimi fizikisht në ambasada, këtu votohet në Zvicër
-
Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha
Jeta në Zvicër
-
Burrat zviceranë kanë më shumë gjasa të mbijetojnë nga sulmi në zemër sesa gratë Në Zvicër, gratë kanë një shans më të keq për t’i mbijetuar një arresti kardiak sesa...
-
Pse të huajt e pasur po ia kthejnë shpinën Zvicrës?
-
Zvicra ‘duhet të përgatitet për humbje’ nga tarifat tregtare të Trump
-
Gjeneva përdorë energjinë e ricikluar për ngrohje
-
Perspektivat e punës në Zvicër përkeqësohen më tej në fillim të vitit 2025