Bota
Lokomotiva që u shpëtoi bombardimeve të NATO-s në Kosovë, blihet nga francezët
«Kjo lokomotivë u dërgua në ish Jugosllavi në vitin 1946, ku u përdorë deri në vitin 1983. Mandej, ajo iu shit një fabrike private të vagonëve dhe ishte në shërbim deri në vitin 1996. Ky ishte momenti që unë u interesova për lokomotivën", shton më tej Xavier Passini
Treni i vogël turistik i Albretit në Francë, do të jetë në shërbim me një lokomotivë historike.
Një lokomotivë me avull, që daton nga viti 1943, do të jetë në shërbim në Francë, nga fillimi i qershorit për të shoqëruar turistët në mes të Nérac dhe Mézin, nëpërmes hekurudhës turistike në Pays de l’Albret. «Vetëm dhjetë të tilla janë në Francë», ka saktësuar Xavier Passini, menaxhues i trenit të vogël turistik të Pays d’Albret.
Është dashur disa orë që treni të zbarkohet dhe të vendoset në binarë, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo lokomotivë me avull, e konstruktuar në Pensilvani, ka një histori të vërtetë”, shpjegon pronari i saj i lumtur.
E fabrikuar për nevoja logjistike të aleatëve amerikanë gjatë zbarkimit, në trojet franceze kanë arritur 280 lokomotiva të ngjashme. Pas luftës, tetëdhjetë makina u blenë nga Hekurudhat franceze (SNCF), ndërsa të tjerat janë shpërndarë nëpër vende të ndryshme.
«Kjo lokomotivë u dërgua në ish Jugosllavi në vitin 1946, ku u përdorë deri në vitin 1983. Mandej, ajo iu shit një fabrike private të vagonëve dhe ishte në shërbim deri në vitin 1996. Ky ishte momenti që unë u interesova për lokomotivën”, shton më tej Xavier Passini.
Gjatë luftës së Kosovës, lokomotiva për pak u shpëtoi bombardimeve të NATO-s. Pas shumë peripecive të transportit të saj për në Francë, më në fund ajo arriti në Provence, ku shërbeu në periudhën prej 2003, deri në vitin 2011. E kontrolluar dhe e përgatitur teknikisht, lokomotiva do të jetë në shërbim gjatë sezonit të ardhshëm turistik.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik