Lajme

Lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë

A e dini se lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë

Zvicra është shfaqur edhe një herë në renditjen e top dhjetë vendeve më të mira në aspektin e qyteteve dhe rajoneve evropiane të së ardhmes 2025, përpiluar nga “fDi Intelligence”, e cila vlerësoi lokacionet më atraktive në të gjithë Evropën për investime direkte, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Zug u rendit e para midis mikroqyteteve, ndërkohë që Cyrihu u rendit i dyti në mesin e qyteteve të mesme dhe Baseli u rendit i shtati midis qyteteve të vogla.