Shqipëria
Tiranë: Portieri i Partizanit hidhet nga kati i gjashtë i pallatit
Mbrëmjen e sotme një lajm i rëndë tronditi kryeqytetin dhe klubin e Partizanit. Portieri i tyre 24 vjeçar, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në lagjen “Komuna e Parisit”, Tiranë.
Mësohet se portieri i Partizanit është çuar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe sipas raportimeve, është jashtë rrezikut për jetën, përcjell albinfo.ch.
Newsport.al ka arritur të mësojë se pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Teuta (1-1), lojtari ka qenë i pari i cili është larguar nga stadiumi, duke mos bërë dush me shokët e skuadrës. Aldo Teqja është gjithmonë larg vëmendjes së mediave, pasi qëndron pak i mbyllur në vetvete.
Nga raportimet e dëshmitarëve të zonës, newsport.al mëson se futbollistin e ka mbrojtur një pemë, e cila ka qenë poshtë pallatiti, duke ulur intensitetin e rënies. Portieri i Partizanit mësohet se ka rënë në një pjesë me bar, e cila e ka mbrojtur disi futbollistin.
Në vendgjarje kanë qenë të shumtë forcat e policisë, të cilët kanë qëndruar dhe pas marrjes së futbollistit nga ambulanca për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati