Futboll
Lojtarët kosovarë bazë e të gjitha moshave në futbollin zviceran
Andi Zeqiri është emri që po tundon futbollin zviceran
Duket se kombëtaret e të gjitha moshave në futbollin zviceran bazohen në lojtarët me origjinë shqiptare më shumë sesa çdo kombësi tjetër dhe kjo u pa edhe në impenjimet e kësaj jave.
Duke qenë se si në përfaqësuesen A, ashtu dhe në seleksionet e moshave deri 19 vjeç dhe deri në 21 vjeç, futbollistët e lindur në Kosovë ose me prindër nga vendi ballkanas, janë bërë protagonistë me gola dhe asiste.
Së fundi, lojtari i quajtur Andi Zeqiri është emri që po tundon futbollin zviceran kohët e fundit. Supertalenti kosovar ka shënuar dy gola për U-21 të Zvicrës ndaj përfaqësueses së fortë franceze. Forma e tij te helvetikët dhe te skuadra e Laussane ka bërë që drejtuesit e Federatës të avancojnë dukshëm dhe të bëjnë 100% për vete kosovarin e talentuar.
Përfaqësuesja A e Zvicrës do ta ftojë Zeqirin në ndeshjen e radhës për t’i mundësuar debutimin, e nëse kjo ndodh, ai do aktivizohet dhe nuk do mund të luajë as për Kosovën, e aq më pak për Shqipërinë. FFK ka provuar muajve të fundit për ta bindur sih futbollistin e Juventus, por që deri më tani nuk ka patur rezultate.
Këtë javë përfaqësuesja U19 e Zvicrës e ka mposhtur me rezultat shkatërrues 16:1 a Gjibraltarin në kuadër të kualifikueseve, por më shumë se rezultati, në në Konfederatën helvetike janë rikujtuar se baza mbetet shqiptare.
11 gola mbajnë firmën e dy futbollistëve shqiptarë, Lorent Tolaj dhe Orges Bunjaku. Tolaj realizoi plot 8 gola në këtë përballje, ndërkohë Bunjaku 3. Të dy këta lojtarë ende nuk kanë vendosur se me cilin flamur do prezantohen me kombëtaren, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026