evente
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt të Kino Kosova
Disa ditë para festivalit Kino Kosova në Cyrih të Zvicrës, albinfo.ch dhuron 5×2 bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat, që shfaqen nga data 2 deri 5 maj 2024, në Kino RiffRaff Cyrih.
Këtë vit, festivali “Kino Kosova” prezanton një përvojë unike të festivalit të filmit të përqendruar rreth temës së “Past Future” (E ardhmja e shkuar). Fokusi është në mënyrën se si ngjarjet e së kaluarës janë të ndërthurura drejtpërdrejt me të ardhmen.
Përzgjedhja e edicionit të këtij viti në Cyrih është e kuruar mirë, duke na mundësuar të zhytemi në përvoja të ndryshme, horizonte të reja, tema universale dhe gjuhë kinematografike tërheqëse.
Kino Kosova do të mbajë edicionin e katërt në Cyrih nga data 2 deri më 5 maj 2024.
Në natën e nisjes së këtij edicioni do të mbahet koncert nga Agona Shporta dhe Tringa Sadiku që do të shpalosin përpunime këngësh së folkut të Kosovës e Shqipërisë. Derisa dyshja është duke përfunduar xhirimin e një albumi me një formacion më të dendur instrumentesh, kjo performancë u rikthehet fillimeve të bashkëpunimit të tyre dyvjeçar.
Fituesit do të njoftohen me e-mail nga albinfo.ch, ndërsa biletat ata do t`i marrin drejtpërdrejt në Kino RiffRaff.
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme.
Për t’u bërë pjesë e lojës mjafton të përgjigjeni në istagram —>>Instagram
Abononi albinfo.ch ✅
Pëlqeni këtë fotografi ?
Përmend në koment shoqen/shokun me të cilin dëshironi të shkoni bashkë në festival ?
Rregullat e pjesëmarrjes:
Loja do të fillojë sot, më 24.04.2024 dhe do të zgjasë deri më 01.05.2024.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjet.
Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës chdhe pjesëtarët e tyre të afërt të familjes.Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori.
Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail.
Biletat do të merren nga fituesit drejtpërdrejt në kinemanë ku jepet filmi.
E drejta për modifikim të rregullave
Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.
Lexoni po ashtu:
Lexoni po ashtu:
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
Lexoni po ashtu:
https://www.albinfo.ch/1731773/
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve