Kuriozitete

Loja e shahut nën ujë

Loja e shahut ka pësuar një ndryshim të çuditshëm në Kampionatin Botëror të Shahut në zhytje, që u mbajt në Londër.

Lojtarët përdorin dërrasë dhe figura shahu magnetike, ndërsa rregullat e lojës mbesin të njëjtat. Mjedisi i lojës është shume sfidues. Lojtarët zhvillojnë lojën nën ujë, pa aparate për frymëmarrje.

Pas zhytjes nën ujë, lojtarët nuk mund të dalin në sipërfaqe për ajër derisa të bëjnë lëvizjen e tyre në lojë, përcjell albinfo.ch.

Turneu luhet deri në 4 runde dhe secila lojë zgjat deri në 40 minuta.

Pas një dite të gjatë në pishinë, Rajko Vujatoviq doli fitues, duke i dhënë fund kampionatit me një rezultat të ngushtë kundër rivalit të tij.