Kosova
Lluka takon investitorë gjermanë, fton ata të investojnë në Kosovë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik prezantoi planet e tij për rritje të transparencës në proceset e marrjeve të licencave për energji të ripërtëritshme, duke prezantuar konceptin në formë të ankandeve të hapura
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në një takim një delegacion të investitorëve nga Gjermania, kryesuar nga Hans Jurgen Muller, kryetar i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu.
Lluka ka prezantuar para investitorëve mundësitë e investimeve në Kosovë, duke u fokusuar në katër fusha: energjinë, energjinë e ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë, minierat, me fokus të veçantë Trepçën, sektorin e TIK-ut, me fokus infrastrukturën si dhe proceset e ndërmarrjeve publike në vend.
Gjithashtu, ministri i Zhvillimit Ekonomik prezantoi planet e tij për rritje të transparencës në proceset e marrjeve të licencave për energji të ripërtëritshme, duke prezantuar konceptin në formë të ankandeve të hapura, ku investitorët marrin pjesë në formë transparente.
Kreu i Odës Gjermano-Shqiptare Hans Jurgen Muller, ka përgëzuar ministrin Lluka për angazhimet e tij në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke vlerësuar transparencën që po promovon.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?