Shëndetësi
Listat e zeza mund të jenë vdekjeprurëse ndaj të sëmurëve, kantonet të jenë më solidare
Sigurimi i ÖKK refuzoi t’ia paguante një 50 vjeçari medikamentet për kurimin e SIDA me kosto 2000 franga në muaj. Pas disa muajsh ai vdiq.
Nëntë kantone zvicerane kanë borxhe të mëdha kundrejt sigurimit shëndetësor. Këtu bëhet fjalë për persona, të cilët pas kontrolleve nuk kanë mundur të paguajne premitë. Derisa ata të paguajne llogaritë, kompanitë e sigurimeve refuzojnë të rimbursojnë kantonet, përveç rasteve urgjente. Në një rast fatal nga kantoni Graubünden bëhet fjalë për një 50 vjeçar i cili nuk mund të paguante premitë si pasojë e borxheve. Sigurimi i ÖKK refuzoi t’ia paguante atij medikamentet për kurimin e SIDA. Kostoja: 2000 franga në muaj.
Ky vendim nuk ndryshoi edhe kur u përkeqësua gjendja shëndetësore e burrit në 2017. Edhepse ai ndodhej në urgjencë, kjo nuk vlente edhe për kompaninë e sigurimeve ÖKK. Por: “Këtu nuk mund të zbatojmë ligjin, nëse ndokush ndodhet në listën e zezë të kantonit, përveç në urgjencë,” tha një zëdhënës, shkruan 20min.ch. Vendimtare do ishte një gjendje “akute, kërcënim me jetë”. Burri i sëmurë vdiq në fund të 2017.
I paqartë definicioni i gjendjes akute
Për Këshilltaren Kombëtare Angelo Barrile (SP) bëhet fjalë për një “arsye absolute cinike”, ku për një trajtim vdekjeprurës si ajo e SIDËS nuk është trajtuar si urgjencë. “Sëpaku pas sëmundjes kronike duhet detyrimisht të paguhen medikamentet,” thotë Barrile. Në këtë rast mund të shmangej vdekja.
“Nuk mund të ndodhë kjo në Zvicrën e pasur, që të mos rimbursohen medikamentet prej 2000 frangash në muaj, për shkak se i sëmuri nuk ka paguar premitë,” vijon Barrile.
Listat e zeza nuk duhet të vlejnë kurrë për raste të tilla ose të ngjashme.
Përherë të parë listat e zeza i ka futur në zbatim kantoni Thurgau në 2007, por prej atëherë ka pasur paqartësi se çfarë kuptojmë me gjendje akute shëndetësore. Andaj në shumë raste duhet të bëhet fjalë për solidaritet. Sipas ligjit, kantonet janë të detyruara të paguajnë 85 përqind të humbjeve, që kanë mbetur nga mospagesa e premive. Dhe normalisht, ai që paguan duhet të ushtrojë edhe presionin. Listat e zeza përfshijnë personat që mund të paguajnë, por nuk dëshirojnë të paguajnë.
“Nëse kërkoni që paratë tuaja ti destinoni diku tjetër, atëherë duhet të ndjesh pasojat, për shembull me një reduktim të trajtimit akut shëndetësor,” tha Këshilltarja Kombëtare e Thurgauer Verena Herzog (SVP).
Përfituesit e ndihmës sociale dhe minorenët nuk përfundojnë në listën e zezë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?