Kosova

Lista Serbe thotë se do të bojkotojë referendumin e 21 prillit në veri të Kosovës

Teksa po afrohet dita kur banorët e 4 komunave veriore të Kosovës do të votojnë për ose kundër largimit të kryetarëve të zgjedhur, drrjtues të Listës Serbe njoftuan se nuk do të marrin ojesë në referendum, transmeton albinfo.ch.

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.