Kosova
Lista Serbe takon emisarët e Gjermanisë dhe Austrisë
Të martën në Veri të Kosovës për takim me Listën Serbe shkuan emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i dërguari austriak Joannes Aigner dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode. LS thotë se diskutuan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si nevojë urgjente, përcjellë albinfo.ch.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën e formimit urgjent të Unionit të Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen në Bruksel dhe theksuan represionin që institucionet e Prishtinës po bëjnë ndaj serbëve dhe nevojën që urgjentisht të ndalet shtypja e popullit serb”, u tha në njoftimin e Listës Serbe, përcjellë albinfo.ch.
Pak orë pas arrestimit të një qytetari serb nën dyshimet për djegie të veturave me targa RKS në veri të Kosovës dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, Lista Serbe ka kërcënuar me “kryengritje të përgjithshme” nëse i arrestuari nuk lirohet.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit