Kosova
Lista Guxo e udhëhequr nga Vjosa Osmani, merr 6 deputetë
Lista Guxo e udhëhequr nga Vjosa Osmani, u.d. e Presidentes së Kosovës, në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar, garoi me 14 kandidatë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. E të dhënat e para tregojnë se kjo listë ka arritur të sigurojë deri më tani 6 ulëse të deputetit në Kuvend, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani, Lista Guxo ka arritur të fitojë mjaftueshëm deputetë për të krijuar një grup parlamentar të veçantë.
Listës së deputetëve i prin Vjosa Osmani, e cila raportohet t’i ketë fituar mbi 200 mijë vota duke e bërë politikanën më të votuar në histori të zgjedhjeve.
Përveç Osmanit,
Donika Gërvalla, e bija e heroit Jusuf Gërvalla.
Haxhi Avdyli,
Faton Peci,
Doarsa Kica,
Leonora Sfarça.
Ditë më parë, Peci paralajmëroi mundësinë e krijimit të grupit parlamentar nëse ka pajtueshmëri të dyanshme për këtë gjë.
“Nëse në ecje e sipër ka pajtueshmëri të dyanshme, se do të ishte në interes të palëve, nuk shoh diçka të keqe edhe nëse vjen te themelimi i një grupi të ri parlamentar. Por nuk ka qenë asnjëherë preokupim i yni se sa deputetë do të fitojë lista jonë”, pati thënë Peci.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit lista e Osmanit ishte pjesë e listës së LVV-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes