Lajme

Lista e shteteve që kanë armë bërthamore

Që nga nënshkrimi i Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore në vitin 1968, nëntë shtetet kryesore thuhet se zotërojnë një total prej 12,700 raketash aktive.

Aktualisht, 9,400 prej tyre mendohet se janë në përdorim nga arsenalet ushtarake të këtyre shteteve, përfshi në raketa, avionë, anije dhe nëndetëse ushtarake.

SHBA dhe Rusia janë 2 shtetet me më shumë raketa bërthamore në arsenalet e tyre ushtarake – secila zotëron rreth 4,000 të tilla, shkruan Euronews.al, përcjell albinfo.ch.

Këto janë 9 shtetet që zotërojnë raketa bërthamore momentalisht të renditura sipas sasisë:

Shteti Sasia e arsenalit aktiv Armët joaktive Inventari total
Rusia 4,477 1,500 5,977
SHBA 3,708 1,720 5,428
Franca 290 0 290
 Kina 350 0 350
Mbretëria e Bashkuar 180 45 225
 Izraeli 90 0 90
 Pakistani 165 0 165
 India 160 0 160
 Koreja e Veriut 20 0 20
Totali 9,440 12,705