Futboll

Lista e gjerë e Zvicrës, me 6 futbollistë shqiptarë

Në këtë listë jopërfundimtare janë ftuar edhe mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari dhe sulmuesi Andi Zeqiri

Zvicra ka publikuar listën e gjerë për Euro 2024, ku ka ftuar plot 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur ta publikojë listën finale prej 26 lojtarëve të ftuar.

Trajneri Murat Yakin ka vendosur të ftojë plot 38 futbollistë për një kamp disaditor para fillimit të Evropianit.

Në listën preliminare të Helvetikëve bëjnë pjesë gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare, ku listës i prijnë dy yjet e përhershme, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, transmeton albinfo.ch.

Përveç Xhakës dhe Shaqirit, në këtë listë jopërfundimtare janë ftuar edhe mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari dhe sulmuesi Andi Zeqiri.

Faqja zyrtare e Zvicrës ka njoftuar se lista përfundimtare prej 26 futbollistëve do të publikohet më 7 qershor.