Kosova
Lirohet ish-polici serb Dejan Pantiq

I arrestuari për sulmin ndaj zyrave të Komisioneve Komunale në Mitrovicë të Veriut, Dejan Pantiq, është liruar me dorëzani prej 30 mijë eurosh.
“Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Mirëpo, më 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P. av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që më 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin, me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P. të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177, paragrafi 1, nënparagrafet 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 eurosh”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.
Gjykata mori vendimin për lirimin e tij.
“Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS. nr. 63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P. ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P. në shumën prej 30.000.00 eurosh”, thuhet tutje.
Barrikadat e dhjetorit të vitit të kaluar në veri u vendosën me kërkesën për lirimin e Dejan Pantiqit.
E-Diaspora
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është ndërgjegjësimi i popullatës shqiptare me të drejtë vote në...
-
Napoli: Albulen Neziri me ekspozitë personale
-
Adis Selimi kandidon për deputet në Bundestagun gjerman
-
Platforma Albinfo.ch festoi 17-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mbrëmje gala në Gjenevë
-
Arrestohet 39-vjeçari shqiptar me dy mbiemra nga Spanja
Jeta në Zvicër
-
Britanikët duan trena të drejtpërdrejtë për në Zvicër Marrëveshja parashikon që lidhjet e reja të trenave të mundësohen, konkretisht midis Londrës St. Pancras dhe...
-
Më pak të huaj vijnë në Zvicër por rritet popullata me sfond migracioni
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë
-
Firmat kryesore zvicerane janë afër arritjes së kuotës gjinore në borde
-
Platforma Albinfo.ch festoi 17-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mbrëmje gala në Gjenevë