Integrimi
Lirohen si të pafajshëm të dyshuarit për vrasjen e Viktor B.
Prokuroria supozon se Viktor B. pasi ka vrarë 4 persona, ka qëlluar veten ose në tollovinë e krijuar, është vrarë aksidentalisht nga shkrepja e revoles së vet
Ka kaluar afër një vit nga dita kur shqiptari me shtetësi zvicerane Viktor B. kishte vrarë katër kolegë të tij të punës në kantinën e fabrikës së drurit Kronospan, në Menznau të Lucernit. Siç është njoftuar gjerësisht edhe nga albinfo.ch, me atë rast ishte vrarë edhe vetë Viktor B., nga fshati Nec i Gjakovës.
Rrethanat e vrasjes së tij kanë qenë që në fillim të paqarta, ndërsa tre persona të pranishëm në vendin e krimit qenë marrë në burg për hetime. Ndërkohë, prokuroria e përgjithshme e Lucernit njofton se për mungesë provash, ka ndërprerë hetimet kundër tre të dyshuarve në fjalë. Bazuar në këtë vendim, ata konsiderohen se nuk kanë përgjegjësi për veprën për të cilën ngarkoheshin.
Në momentin kur kishte ndodhur krimi, tre personat e dyshuar kishin qenë në kantinën e fabrikës, aty ku dorasi kishte shtënë me armë ndaj të tjerëve dhe ku në fund, në tollovi e sipër ishte vrarë edhe vetë i qëlluar nga një plumb në kokë. Prokuroria supozon se Viktor B. me këtë rast ka qenë vetë ai që e ka qëlluar veten me plumb ose në tollovinë e krijuar, vetëvrasja ka mundur të ndodhë aksidentalisht, me ç`rast ai e ka shkrepur pa qëllim plumbin nga i cili ka gjetur vdekjen.
Motivi vazhdon të mbetet i pasqaruar. (albinfo&sda)
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim