Futboll

Lirim Kastrati shkëlqen në Kroaci

Ishte një ndeshje e hapur në stadiumin "Gradski vrt" të Osijekut, në të cilën mysafirët i fituan tri pikë dhe festuan pas dy viteve ndaj këtij ekipi

Në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm rreth pesë mijë shikues, ndërsa në asnjë çast nuk u ndal kënga e tifozëve, të cilët prisnin ta festonin ditëlindjen e 30-të të Kohortës. Mirëpo, festën e tyre e shëmtoi futbollisti kosovar Lirim Kastrati, i cili shënoi gol pas një aksioni të shkëlqyeshëm në minutën 35, që ishte goli i vetëm në këtë ndeshje, shkruan albinfo.ch.

Ishte një ndeshje e hapur, në të cilën më mirë e gjeti veten Lokomotiva. Edhe Osijeku ka pasur rastet e tij, por ja që humbi në vendin e tij si nikoqir, për herë të parë që nga shkurti i vitit 2016.

Deri në fund të Kampionatit kroat kanë ngelur edhe katër javë, Osijeku është në vendin e katërt me 52 pikë, ndërsa Lokomotiva në vendin e gjashtë me 39 pikë, që do të thotë 14 pikë më shumë se sa zona e rrezikuar.

Me këtë fitore, Kastrati ia siguron qëndrimin në ligë Lokomotivës nga Zagrebi.