Kosova
‘Liria e Kosovës ka emrin UÇĶ’, marshi që kundërshton ndryshimin e historisë
Nën organizimin e platformës ‘Liria ka emër’, mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, por edhe jashtë saj u mblodhën në sheshet e Prishtinës, duke marshuar për drejtësi një ditë para nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Marshuesit mbanin në duar mesazhe të ndryshme, përmes së cilave vihej në pah se liria e Kosovës erdhi falë luftës së UÇK-së.
Po ashtu bashkësisë ndërkombëtare iu bë e ditur se në Kosovë u vranë e u masakruan mijëra civilë, derisa mbi 1 mijë persona janë ende të zhdukur.
Në një fjalim të mbajtur, krei i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se besojnë fuqishëm në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.
“Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshojmë krenarë, për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Marshojmë për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë. Marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë, sepse janë heronj të gjallë, që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç pavarësisë, s’kanë pasur një projekt rezervë. Sot, ne solidarizohemi me ta, sepse ata janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar, demokratik e qytetërues, por që s’ka përfunduar akoma”, tha Krasniqi.
Ndërsa Fahrije Hoti nga fshati Krushë, teksa foli për krimet që ka bërë Serbia dhe mungesën e drejtësisë, tha se përmes marshit tregohet se shqiptarët janë të bashkuar.
Në emër të familjeve të të pagjeturve doli edhe Bajram Çerkini, i cili theksoi se liria që sot gëzohet e ka emrin UÇK.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?