Maqedonia
Liqeni i Ohrit, nga qershori 2019 në UNESCO
Grupi vlerësues i UNESCO-s ka përmbyllur në muajin shtator vizitën vlerësuese për dosjen që Shqipëria ka dorëzuar në shkurt të këtij viti. Vendimi pritet të merret në qershor 2019, në takimin vjetor të Komitetit të UNESCO-s.
Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit është propozuar për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s, ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla. Shtrirja e propozuar përfshin gjithë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, Gadishullin e Linit dhe burimet e Drilonit me rrjedhat që lidhin ato me Liqenin e Ohrit.
Grupi vlerësues i UNESCO-s ka përmbyllur në muajin shtator vizitën vlerësuese për dosjen që Shqipëria ka dorëzuar në shkurt të këtij viti. Vendimi pritet të merret në qershor 2019, në takimin vjetor të Komitetit të UNESCO-s.
Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, që zbatohet nga UNESCO dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria shqiptare e Mjedisit, përqendrohet si në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ashtu dhe në atë të natyrës. Projekti synon që të vërë në dukje vlerat e shumta të kësaj zone.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Hilmi Gashi zgjidhet kryetar i asamblesë së komunës Muri-Gümligen
-
Ramadush Emini: Lidhjen e Kosovës me mërgatën ta bëjmë prioritet kombëtar
-
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip
Jeta në Zvicër
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Modeli i ri zviceran përmirëson parashikimet e epidemisë
-
Gjeneva shikon mënyrat për të ulur kostot shëndetësore
-
Zvicra regjistroi më shumë se 7,000 kthime të azilkërkuesve në vitin 2024, një rritje prej 18%