Sport
Lionel Mesi i shkruan letër familjes shqiptare në Gjermani
"Aty kanë qenë disa fotografi të fëmijëve të mi, familjes sonë dhe disa fotografi të Nënë Terezës”. Mesi pasi na i ka kthyer disa prej tyre, të nënshkruara nga ai”, tregon Gjon Bisaku
Familja Bisaku e cila jeton në Hamburg të Gjermanisë gjatë ditës së sotme kanë marrë dhuratën më të çmueshme. 4 vëllezërit: Samueli (9), Nikolla (7), Davidi (4) dhe Dominik Bisaku (2-vjeçar) të cilët me talentin e tyre futbollistik janë në sytë e klubeve më të mëdha evropiane, kanë pranuar letër të nënshkruar nga vet dora e Lionel Mesit.
Babai i fëmijëve, Gjon Bisaku tregon për “albinfo.ch” gëzimin e papërshkrueshëm për marjen e kësaj dhurate. “Për fëmijët e mi dhe për ne si familje, letra e pranuar nga Lionel Mesi është dhurata më e mirë që kemi marrë ndonjëherë për festën e Pashkëve”, thotë Gjoni, i cili dikur edhe vet ishte futbollist. “Para disa ditësh ne i kemi dërguar disa fotografi Lionel Mesit në adresë të klubit të Barcelonës.
Aty kanë qenë disa fotografi të fëmijëve të mi, familjes sonë dhe disa fotografi të Nënë Terezës”. Mesi pasi i ka pranuar, disa fotografi i ka ndalur, ndërsa disa të tjera na i ka kthyer të nënshkruara nga ai”. Në fotografitë e kthyera, Lionel Mesi ka shënuar: “Për familjen Bisaku, nga miku i juaj, Lionel Mesi”.
Familja Bisaku me prejardhje nga Bishtazhini i Gjakovës pohojnë se e kanë edhe adresën personale të yllit të Barcelonës, të cilin shumë shpejt pritet që ta takojnë drejtpërdrejtë. Në anën tjetër, babai Gjoni theksoi se fëmijët vazhdojnë të tregojnë talentin e tyre në klubet për fëmijë ku ata janë të angazhuar.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë