Lajme

SWISS vazhdon të pezullojë fluturimet e saj drejt Tel-Avivit

Transportuesi kombëtar ka vendosur të mbajë pezullimin e fluturimeve për dhe nga Tel-Avivi”, dhe nuk do t’i shërbejë metropolit izraelit, duke përfshirë të dielën, deri më 15 dhjetor 2024″, tha kompania në një njoftim për shtyp, përcjell albinfo.ch.

Kjo masë, si anulimet e mëparshme përgjatë shtatorit dhe tetorit, “synon të sigurojë më shumë parashikueshmëri si për pasagjerët, ashtu edhe për ekuipazhet”.

Fluturimet SWISS për në Bejrut gjithashtu do të mbeten të pezulluara deri më 18 janar 2025.

“Natyrisht, ne po ofrojmë riprenotim falas për një datë të mëvonshme udhëtimi ose një rimbursim të plotë të çmimit të biletës”, tha linja ajrore.