Futboll

Lindon Selahi për herë të parë titullar në “El Clasicon belge”

Mesfushori 19-vjeçar shqiptar i ekipit belg të Standardit nga Liezhi, Lindon Selahi për herë të parë ka luajtur si titullar në ekipin e parë, edhe atë në ndeshjen kudër rivalit të përhershëm, Anderlecht, të cilën vendasit e humbën me rezultat 1:3.

Trajneri portugez i Standardit i ka dhënë rast Lindonit të luaj, pasi tre herë kishte qëndruar në bankën rezervë.

«Ai mezi po pret që të jetë pjesë e ekipit dhe tani ia dhamë rastin. Kemi besim të madh tek Lindoni”, është shprehur për mediat belge trajneri Sa Pinto, përcjell Albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Lindoni ka pohuar: “Dua të jem vetvetja, të integrohem sa të jetë e mundur më mirë dhe sa më shpejt”.

Lindoni ka ushtruar në Namur, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ekipit të ish trajnerit shqiptar të Anderlechtit, Besnik Hasi, por në formacionin e juniorëve. “Nuk më pengon asnjë zgjedhje. Cili do klub që të jetë, unë kam mësuar shumë gjera”, ka nënvizuar Lindoni.

Lindoni luajti gjatë pjesës së parë pa gabime, por u ndëshkua me karton të verdhë dhe është dashur të zëvendësohet në pjesën e dytë nga Carlinhos.