Lajme

Lindje e Mesme: Egjipti propozon armëpushim dyditor në Gaza

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al Sisi ka njoftuar se vendi i tij ka propozuar një armëpushim dyditor në Gaza, raporton SkyNews.

Sipas tij, kjo kohë do të përdoret për të shkëmbyer katër pengje izraelite për disa të burgosur palestinezë.

Tutje, ai ka thënë se bisedimet duhet të rifillojnë brenda 10 ditëve dhe nga armëpushimi i përkohshëm në një përpjekje për të arritur një armëpushim të përhershëm, transmeton albinfo.ch.