Kuriozitete

Lind ariu i parë polar në Britani pas 25 vjetësh

Këlyshët e fundit të arinjve polarë që kishin lindur në tokën britanike ishin në Yorkshire në vitin 1992

Një ari polar u lind në kopshtin zoologjik mbretëror në Skoci për herë të parë pas 25 vjetësh, transmeton albinfo.ch.

Kujdestarët në Highland Wildlife Park në Kincraig, në verilindje të Skocisë, kanë thënë se nëna e ariut, Victoria, lindi para Krishtlindjes.  Por kujdestarët nuk janë të sigurt nëse Victoria lindi një apo më shumë këlyshë, meqë ende nuk kanë qasje tek ajo sepse nënat i mbrojnë këlyshët e tyre jashtëzakonisht shumë dhe kanë nevojë ekstreme për privatësi.

Mes tjerash, këlyshët e arinjve polarë kanë nivel të lartë të mortalitetit gjatë javëve të para të jetës nga shkaku i moszhvillimit të mjaftueshëm të sistemit të tyre imunitar dhe mbijetesa e këtij këlyshi të lindur do të konfirmohet zyrtarisht vetëm në mars, kur nëna e ai dalin bashkë nga zona e tyre.

E këlyshët e fundit që kishin lindur në tokën britanike ishin në Yorkshire në vitin 1992.