Futboll
Lincoln – Prishtina, ndeshja do të zhvillohet
Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet.
Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar, ka njoftuar faqja e klubit, përcjell albinfo.ch.
FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dalë në ndihmë Prishtinës.
Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon gjithë futbollin kosovar.
Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyjë për të shtunën, më 22 gusht dhe jo të premten, më 21 gusht, siç kanë vendosur vendasit e Lincoln, njofton tutje skuadra bardhekaltër.
“FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën, duke mos ia lënë asgjë rastit. Shpresojmë të na ecën fati dhe të mos kemi shqetësime më me të infektuar”, përfundon njoftimi i klubit prishtinas.
Ndeshja ishte anuluar pasi tetë futbollistë të Prishtinës kishin dalë pozitivë me koronavirus në Gjibraltar, kurse para nisjes ishin testuar në Kosovë, por të gjithë ishin negativë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës