Shqipëria

Liljana Cingu e Rexhep Çeliku marrin dekoratën “Nderi i Kombit”

"Ata ngritën në këmbë e pushtuan zemrat e spektakorëve të skenave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke u bërë ambasadorë të shkëlqyer të kulturës sonë në botë”

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekoroi artistët Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

“Liljana Cingu e Rexhep Çeliku ngritën në këmbë e pushtuan zemrat e spektakorëve të skenave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke u bërë ambasadorë të shkëlqyer të kulturës sonë në botë”, u shpreh Meta.

Ndërkohë të dy artistët janë shprehur të lumtur me nderin që sipas tyre u bëri shteti shqiptar. “Nuk është e lehtë të bëhesh ‘Nder i Kombit’, por puna të bën. Këtë vlerësim ia dedikoj koreografëve, pa të cilët ne nuk do të ishim askushi”, tha Liljana Cingu.