Lajme

Lija e majmunit, 95% e rasteve te burrat gay

Sipas OBSH-së, burrat që bëjnë seks me burra janë në rrezik më të lartë të infeksionit tani për tani nga lija e majmunëve.

Rreth 99% e rasteve janë te meshkujt dhe të paktën 95% e atyre pacientëve janë meshkuj që bëjnë seks me meshkuj të tjerë, sipas zyrtarit të OBSH-së, Rosamund Lewis.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se burrat që bëjnë seks me burra duhet të konsiderojnë kufizimin e partnerëve të tyre seksualë për të ulur rrezikun e infektimit dhe për të zvogëluar përhapje – kjo sepse shumica e rasteve të konfirmuara së fundmi janë përhapur nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Gjithashtu Ghebreyesus u tha gazetarëve në një konferencëpër shtyp në Gjenevë se 98% e më shumë se 18,000 rasteve të fundit të lisë së majmunëve të raportuara në agjenci ishin mes burrave që flinin me burra të tjerë.

Shefi i OBSH-së u bëri thirrje mediave, autoriteteve të shëndetit publik dhe qeverisë që të luftojnë stigmën dhe diskriminimin, të cilat ai tha se vetëm do të nxisin shpërthimin.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është thelbësore që autoritetet e shëndetit publik të angazhojnë komunitetet e burrave që bëjnë seks me burra për të reduktuar transmetimin e virusit dhe për t’u kujdesur për të infektuarit, duke mbrojtur të drejtat e njeriut duke luftuar stigmën dhe diskriminimin./BBC