Shkurt.ch
Lihtenshtajni shpërblen gratë që të mos abortojnë!
Një fondacion i themeluar nga princesha Sofia, gratë që heqin dorë nga abortimi i fëmijës i shpërblen me në 3000 franga në muaj
Një lajm i mirë për gratë shtatzëna që për shkak të kushteve financiare nuk kanë mundësi të lindin fëmijën, gjegjësisht, për këtë arsye vendosin të abortojnë. Atyre ju vjen një ndihmë nga dera princërore e Lihtenshtajnit!
Në fakt “Sofia nga Lihtenshtajni – fondacioni për nënën dhe fëmijën”, i themeluar nga princesha Sofia e kësaj principate është duke drejtuar këshillimoret për gra shtatzëna, ku gratë që heqin dorë nga abortimi i fëmijës shpërblehen me të holla, deri në 3000 franga në muaj!
Një këshillimore e tillë është edhe në Buchs të kantonit St. Gallen, pra në territorin zviceran që do të thotë se këtë favor mund ta shfrytëzojnë edhe shtatzënat nga Zvicra.
Princesha Sofia është bashkëshorte e Aloisit, princit trashëgimtar të Lihtenshtajnit. Shtëpia Princërore e Lihtenshtajnit është e njohur për qëndrim konservativ në lidhje me familjen. Ajo lufton në përgjithësi kundër abortit.
Një menaxher i njërës nga këshillimoret ka thënë për mediet zvicerane se nuk do të duhej që një grua, për shkak të kushteve të vështira të vendosë për ndërprerjen e shtatzanisë. “Oferta jonë vlen për gratë në regjionin Rheintal të St. Gallenit. Kjo, edhe për shkak të faktit se shumë gra nga Lihtenshtajni kontrollet gjinekologjike i kryejnë atje”.
Ai konfirmon se, në raste emergjente Shtëpia Princërore ofron mbështetje prej 2000 deri në 3000 franga në rrethanat kur një grua dëshiron ta mbajë shtatzaninë, gjegjësisht ta lindë fëmijën.
Ndërkaq, koha ose afati se sa do të jepet ndihma financiare nuk është e kufizuar. Këshillimorja e përcjell gjendjen e gruas dhe e bisedon bashkë me atë se deri kur ajo është e varur nga ndihma.
Ndërkohë, praktika e Shtëpisë Princërore të Lihtenshtajnit nuk pëlqehet nga të gjithë. Në FDP-në e atjeshme thonë se ideja e këshillimoreve të tilla është parimisht e mirë por, megjithatë, këshillimorja duhet të jetë neutrale.
“Është joserioze të mendohet se do të mjaftojë mbështetja materiale që do t`i bëhet një nëne për 4 ose 5 vjet. Duhet pasur parasysh të drejtën elementare të gruas për vetëvendosje, dhe këtë të dejtë duhet ta respektojë edhe Familja Princërore e Lihtenshtajnit”, ka thënë Claudine Esseiva, drejtuese e kësaj partie në regjion.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?