Shqipëria

Ligji që ndalon qeset plastike në Shqipëri s’po zbatohet

Ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të qeseve plastike të holla.

BPrej datës 4 korrik ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të qeseve plastike të holla nën 30 mikron, por pavarësisht kësaj, subjektet dhe qytetarët vazhdojnë t’i përdorin ato.

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA ka dhënë detaje mbi karakteristikat e caktuara teknike që duhet të kenë qeset që do të përdoren, në funksion të ruajtjes së mjedisit.

Shoqata bën me dije se i mbështet përpjekjet e qeverisë për zbatimin e këtyre ndryshimeve në funksion të ruajtjes së mjedisit dhe nxitjes së ripërdorimit dhe riciklimit në vend.

Sipas shoqatës, trashësia për anë e qeseve plastike mbajtëse nuk duhet të jetë më e vogël se 35 mikron dhe duhet të ketë në përmbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo me pak se 36 muaj.

Qytetarët thonë se para se të hynte në fuqi ky ligj, ata duhej  të ishin njoftuar por edhe të pajiseshin me mbajtëse adekuate.